RRETH NESH
KUSH JEMI NE?
Shoqata Humanitare Cërvica u themelua më 27.06.1999 në Root të Luzernit, Zvicër. Eshtë shoqatë e pavarur, jopartiake, jofetare dhe jo qeveritare e qytetarve që jetojnë në territorin e Konfederatës Zviceriane e që janë me origjinë nga Cërvica e Maqedonisë Veriut. E drejta juridike e Shoqatës është e bazuar dhe është në përputhje me ligjet e shtetit Zviceran duke respektuar të drejtat dhe obligimet që dalin nga Neni 60ff i ZGB.
-
Të ndihmoj integrimin e antarëve të shoqatës në shoqërinë Zvicerane përmes aktiviteteve kulturore, sportive, humanitare, arsimore etj. në përputhje me Statutin e Shoqatës.
-
Ndërtimin dhe përparimin e lidhjeve miqësore ndërmjet bashkëfshatarëve, pastaj ndërmjet antarëve të Shoqatës dhe qytetarve zvicran, pa marr parasysh përkatësinë e tyre nacionale apo fetare.
-
Përkujdesje dhe afirmimin e gjuhës shqipe dhe vlerave kombëtare.
-
Kordinimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimi me shoqatat tjera në Zvicër dhe jasht saj, që kanë qëllime të njëjta dhe janë në përputhje me Statutin e Shoqatës.
-
Bashkëpunim me organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe me institucionet shtetërore në Zvicër, Maqedoni dhe në gjithë botën me qëllim të promovimit të tolerancës ndëretnike, të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve humanitare, kulturore dhe sportive.
-
Ndihmon familjet në varfëri të skajshme si dhe personat me aftësi të kufizuara në Cërvicë dhe më gjërë.
-
Ndihmon projektet që realizohen në fshatin Cërvicë (fshati i origjinës) me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat dhe rrethinë. Anëtar aktiv mund të bëhen të gjithë ata persona që janë me origjinë nga Cërvica, ndërsa anëtar pasiv janë të tjerët që paguaj antarësinë dhe mbështesin qëllimet e shoqatës.
QËLLIMET DHE DETYRAT
Shaziman Ballazhi
Isen Tika
Lulzim (Lusi) Xhambazi
Atem Spahiu
Mehmet Cupi
Arslan Xhambazi
Faton Spahiu
KRYETAR
NËNKRYETAR
Ikmet Mehmedi
ARKËTAR
SEKRETAR
Lulzim (Luli) Xhambazi
